LDK në Prizren kërkon nga prokuroria të hetohen të gjeturat e raportit të auditorit

 

 

Dega e LDK-së në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale atje. LDK ka thënë se “Qeverisja lokale në Prizren, po degradon në përmasa shqetësuese që nga mungesa e transparencës, punësimet ekstreme partiake deri te keqpërdorimi i mjeteve të takspaguesve përmes papërgjegjësisë së zyrtarëve Komunal dhe keqmenaxhimit të parasë së takspaguesve me tenderë të dyshimtë që duhet të hetohen nga prokuroria për tu vënë para drejtësisë keqpërdoruesit”.

Kjo degë ka kërkuar nga prokuroria që të nis hetime rreth të gjeturave të raportorit të auditorit.

LDK-ja ka thënë tutje se raporti i auditorit nxjerr në sipërfaqe shumë rekomandime për qeverinë lokale, brenda të cilave, sipas tyre janë shumë parregullsi.

LDK-ja ka theksuar se sipas auditorit “dobësi janë identifikuar në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve.

Sipas tyre, ky keqmenaxhim është i qëllimshëm dhe po bëhet për përfitime personale, duke i keqpërdorur paratë e taksapaguesve.

 

Back to top button