Meta: 3 shtatori, dita që i dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë

 

 

Presidenti Ilir Meta ka uruar 3 shtatorin, si ditën madhështore që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit.

Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë. Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët”, shkruan Meta.

Sipasj tij, 3 shtatori duhet shpallur festë kombëtare.

Back to top button