LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialogun

Mustafa: Kjo nuk është ikje nga përgjegjësia por marrje e përgjegjës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka deklaruar se LDK nuk do të jetë pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë por do të kontribuojë si opozitë.

“Këtë rol (si opozitë) LDK do ta mbajë edhe sa i përket dialogut me Serbinë. Kjo nuk është ikje nga përgjegjësia por marrje e përgjegjësisë, që nga pozita opozitare t’i kontribuojë dialogut për çdo marrëveshje që do të jetë në interes të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka thënë se LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë pasi e ka quajtur këtë grup si jo të përgatitur për këtë proces.

“Nëse fillojmë nga fundi, marrëveshja do të vijë në Kuvend dhe nuk do të kalojë me 59 vota sa i ka marrë rezoluta dhe ekipi negociator, por kërkohen 80 vota për të miratuar marrëveshje ndërkombëtare. LDK do të japë mendimin e vet në lidhje me atë marrëveshje. Por nuk do të bëhemi pjesë e këtyre grupeve që janë informale dhe jo të përgatitura për këtë proces”, ka shtuar Mustafa./kallxo

Back to top button