LDK pa koalicione në raundin e dytë të zgjedhjeve

 
Lidhja Demokratike e Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve nuk i kanë bërë askujt ofertë për balotazh dhe nuk kanë pranuar ndonjë ofertë nga subjektet politike. Kështu bëri të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një konferencë për media.
Ai shtoi se nuk do ketë marrëveshje politike me askënd dhe tha se marrëveshja do jetë vetëm me qyetarët.
Haziri tha se po presin numërimin e votave me kusht dhe votave me postë për të shënuar fitoren e tretë pa balotazh (duke aloduar te komuna e Fushë Kosovës), ndërsa në tetëkomuna tjera LDK do shkojë në balotazh pej të cilave siç tha Haziri gjashtë janë në epërsi.
Siç shpejgoi Haziri LDK në raundin e dytë në katër komuna do jetë në garë kundër VV-së, në dy komuna kundër PDK-së, dhe dy të tjera kundër AAK-së. Megjithatë u shpreh i bindusr se raundi i dytë do shënojë rikthim për LDK-në.
“Raundi i dytë 8 komunat do jenë vule për rikthimin e LDK-së”, tha Haziri.
LDK në runadin e parë shënoi fitore në Pejë dhe Lipjan. Gazmend Mahaxheri në Pejë dhe Imri Ahmeti në Lipjan, fituan në komunat ku qeverisin.
Në balotazh, LDK-ja do të jetë në Prishtinë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama do të përballet me kandidatin e LVV-së, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
LDK-ja dhe LVV-ja janë në balotazh në Podujevë (Shpëtim Bulliqi dhe Ekrem Hyreni), Gjilan (Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni), Viti (Sokol Haliti dhe Arsim Ademi), Fushë Kosovë (Burim Berisha dhe Enver Bajçinca), derisa në Istog me AAK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha)  dhe  në Junik ( Agron Kuçi dhe Ruzhdi Shehu) në Dragash me PDK-në (Bexhet Xheladini dhe Shaban Shabani) dhe në Vushtri (Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi).
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë mbahet më 14 nëntor./21Media

Back to top button