Peniani konfirmoi testin më të ri raketor

Koreja e Veriut do të filloj prodhimin serik të raketave balistike

Koreja e Veriut ka konfirmuar sot se ka shkrepur një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, ka kumtuar agjencia veri-koreane e lajmeve, KCNA.

Në raport u theksua se këto raketa tani janë të gatshme për tu përfshirë në aksione ushtarake, shkruan rtv21.tv

KCNA më tutje raportoi se udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, ka mbikëqyrë testin e së dielës, si dhe ka miratuar stacionimin e këtyre sistemeve të armatimit për aksion.

Kim me këtë rast ka thënë se vendi i tij shumë shpejtë do të filloi prodhimin serik të këtyre raketave, njoftoi agjencia jug-koreane e lajmeve, Jonhap.

Raketa tokë-tokë u shkrep të dielën në mëngjes dhe ka fluturuar 500 kilometra, para se të binte në Detin e Japonisë, afër zonës ekonomike të Japonisë.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të zhvilloi nesër një takim prapa dyerve të mbyllura, në të cilin do të bisedohet për testin më të ri të Koresë së Veriut. Kjo seancë do të zhvillohet me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut./21Media

Back to top button