Leao do të mungojë kundër Dortmundit
Me përjashtim të ndonjë surprize të madhe, Milani pret të jetë pa yllin anësor Rafael Leao për ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmundin.
Kuqezinjtë aktualisht janë të tretët në Grupin F pas katër ndeshjeve, duke marrë vetëm pesë pikë, një më pak se Paris Saint-Germain dhe dy më pak se Dortmundi. Me dy ndeshje të mbetura për të luajtur, të katër skuadrat kanë një mundësi për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të kompeticionit kryesor të Evropës për klube.
Leao, i cili ishte heroi i Milanit në fitoren e tyre vendimtare ndaj PSG-së kohët e fundit, u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 10- të të barazimit të fundit 2-2 me Lecce-n, duke pësuar një dëmtim, shkak i së cilit nuk iu bashkua as Portugalisë.
Siç raportohet nga “Calciomercato”, rikuperimi i Leaos nuk ka shkuar ashtu siç shpresohej në Milanello dhe tani klubi pret që ai të humbasë ndeshjen e ardhshme me Dortmundin më 28 nëntor.