Euro U21/ Kosova përballet me Izraelin

Kombëtarja e Kosovës U21 do të luajë ndeshjen e gjashtë në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj do të përballen me Izraelin me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se për shkaqe sigurie kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Kosova nuk ka fituar që katër ndeshje dhe synojnë që të rikthehen te fitoret pas dy humbjeve dhe dy barazimeve radhazi.
Të besuarit e trajnerit Afrim Tovërlani deri më tani kanë grumbulluar pesë pikë nga po aq ndeshje, duke marrë një fitore, dy barazime e dy disfata.