Ledri arrinë suksesin e parë me “Don Mo”

 

“Don mo” mban titullin kënga më e re e Ledri Vulës, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop. Këngës, reperi i ka realizuar edhe videoklip në Dubai, pjesë e së cilit është modelja dhe këngëtarja Morena Taraku.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku e këtë e dëshmojnë më së miri klikimet e arritura në YouTube.

‘Don Mo’ nga Ledri ka arritur një milionë shikime vetëm një ditë nga publikimi në YouTube.

Kënga është produkt i producentit Big Bang dhe incizimi është kryer në studion RedBox Entertainment. Ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Ledri./21Media 

Back to top button