Ledri: Dasmën do ta bëja kur të rritej vajza

 

Ledri Vula ka folur sot për jetën personale dhe profesionale të tij. Ai ka treguar se nuk është pishman që nuk ka bërë dasmë. Madje, ai ka shtuar se ka një rreth dhe shoqëri të gjerë dhe nuk do të mundte që të mos i ftonte ata.

Por, Ledri Vula nuk e ka përjashtur mundësinë që të bëjë dasmë. Ai shtoi se do të donte ta bënte dasmën kur vajza e tij, PoemBlu të rritej pak.

”Veç me ba dasmën në stadium”, ka thënë Ledri në ”1 Kafe prej Shpisë”.

Kujtojmë që, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër më 14 dhjetor të vitit 2020./21Media

Back to top button