Chelsea, Liverpooli dhe Leicesteri vendosin sot fatin e tyre

 

Edhe kampionati anglez Premierliga do ta mbyll sot siparin e saj me ndeshjet e fundit të xhiros së 38-të dhe fokusi kryesor do të jetë në tri ndeshje.

Bëhet fjalë për sfidat Aston Villa – Chelsea, Leicester – Tottenham dhe Liverpool – Crystal Palace.

Këto tri skuadra, Chelsea, Liverpooli dhe Leicester City janë në luftë direkte për një vend që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardcshëm dhe fati i tyre do të vendoset nga këto sfida të cilat startojnë nga ora 17:00.

Momentalisht Chelsea është në vendin e tretë me 67 pikë, i ndjekur nga Liverpooli me 66 dhe Leicester City po ashtu me 66 pikë.

Back to top button