Ledri në siklet, i përgjigjet pyetjes “kë e do më shumë nënën apo nusen?”

Këtë të diel në emisionin “N’maje t’gjuhës me Xherin” në RTV21 ishte i ftuar rep-artisti, Ledri Vula ku gjatë gjithë intervistës nuk munguan edhe të qeshurat.

Ledri përveç që ndau shumë gjëra rreth albumit të ri, nuk i shpëtoi pyetjes së “rëndë” të Xherit.

“Kë e don më shumë nonen apo nusen?”, ishte pyetja të cilës Ledri iu përgjigj me të qeshura duke thënë se dashurinë më të madhe e ka për vajzën e tij.

“Poin, janë totalisht dashuri të ndryshme, Poin e dua pak më shumë se juve dyjave”, tha Ledri.

Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2020.

Ndërsa, sa i përket jetës profesionale, më 24 maj reperi, Ledri Vula ka promovuar albumin e tij më të ri në “1 Goat për ty”./21Media

Back to top button