Ledri Vula lansoi projektin e ri “Prek”

Rep-artisti Ledri Vula ka publikuar sonte projektin e ri muzikor të titulluar “Prek”.

Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është kujdesur produksioni Supercut Studio.

Teksti është shkruar nga reperi, masterizimin e ka bërë GKG Mastering, ndërsa producent i këngës është Rzon.

Ky projekt vjen pas këngës “1 goat për ty”, që është publikuar më 26 prill. Të njëjtin titull si kënga e re mban edhe albumi i ri i reperit./21Media

Back to top button