Tërmet i fuqishëm në Japoni

Një tërmet i fuqishëm është shënuar në Japoni të mërkurën, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) në Twitter.

Shkalla e Rihterit ishte 5.2, ndërsa u tha se epiqendra e dridhjeve ishte 23 kilometra pranë qytetit Kawaguchi.

Sipas EMSC-së, janë regjistruar edhe disa dridhje të tjera më të vogla.

Në Japoni, tërmetet janë gati të zakonshme.

Ditë më parë është regjistruar një viktimë nga dridhjet e tokës. Ai tërmet ishte 6.2 shkallë të Rihterit.

Back to top button