Ledri Vula më 26 prill vjen me “1 goat për ty”

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula po punon për albumin e tij të radhës.

“1 Goat për ty” mban titullin ky projekt, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.

Përveç albumit, Ledri ka bërë me dije se “1 Goat për ty” është edhe emri i një kënge që do të prezantohet më 26 prill.

“1 Goat për ty është emri i albumit, po edhe i projektit që del më 26”, tha ai.

Ndërkohë nga ky album tashmë ka publikuar një këngë që titullohet “Përshëndetje hejter”. Ky projekt për 9 ditë ka grumbulluar mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar “YouTube”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Back to top button