Rezultatet për Asambletë, VV shumicë në Leposaviq e PDK në Zveçan

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, atë të Zubin Potokut dhe Zveçanit. Këto janë rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore si dhe u njoftua për ulëset që janë siguruar për kuvendet komunale në Leposaviq dhe Zveçan, zgjedhje këto të parakohshme për Asambletë komunale.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se për ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë ankesë dhe se palët kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë deri ditën e nesërme.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë shpallur rezultatet përfundimtare edhe për kuvendet komunale në Leposaviq e Zveçan.

“Në Leposaviq, Lëvizja Vetëvendosje me 85 vota, 77.3 për qind, me numrin e ulëseve të fituara 15. Partia Demokratike e Kosovës me 21 vota me 19, 1 për qind me dy ulëse të fituara. Si dhe Partia Kosovski srba me katër vota me 3,6 për qind, me dy ulëse të fituara… Në Zveçan kemi Partinë Demokratike të Kosovës me 61 për qind, me 11 ulëse të fituara. Dhe Lëvizja Vetëvendosje me 65 vota, 39,9 për qind me tetë ulëse të fituara”, ka njoftuar ai.

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme me katër komuna veriore, ku kanë votuar mbi 1500 qytetarë.

Back to top button