Lejohen vizitat e lira dhe familjare nëpër burgje

Nga 28 shtatori do të lejohen vizitat e lira dhe të famijarëve nëpër burgje, kështu njoftoi Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas një njoftimi të ShKK-së, si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.
“Gjatë vizitës, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e Vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose testin i shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese obligohen të bartin maskat mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në njoftim.
Pas uljes së rasteve me Covid-19 në Kosovë, nga sot hynë në fuqi masat e reja antiCovid-19./21Media 
 

Back to top button