Tre të vdekur nga COVID-19, 23 raste të reja

Si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona. Nga 1 mijë e 442 testime, janë regjistruar 23 raste pozitive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 591 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 153.349.
Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 
Back to top button