Lekaj kërkon që falja e gjobave të rregullohet me ligj

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po kërkon që falja e gjobave të shqiptuara ndaj bizneseve dhe qytetarëve gjatë pandemisë COVID-19 duhet të rregullohet me ligj.

Lekaj kërkoj që të bëhen të gjithë bashkë dhe t’iu ndihmojnë qytetarëve dhe bizneseve që janë lodhur ekonomikisht gjatë pandemisë

“ Nuk na duhen shumë llogaritje për premtimet e buxhetet as shumë hamendësime se qytetarët tanë mund të shndërrohen në mos respektues të ligjeve, sot na duhet vullneti i pastër që kalon mbi çdo politik, mbi çdo parti, mbi çdo llogaritje tonën e që përfundon tek qytetarët e Kosovës. Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon reflektimin e deputetëve, kryeministrit, pozitës dhe pastaj pa dyshime dhe të opozitës që falja e dënimeve gjatë pandemisë të shndërrohet me ligj. Nuk do dyshoj që ky ligj do ishte ndihmesë e madhe për qytetarët e dhe bizneset që kjo pandemisë i ka lodhur ekonomikisht dhe do zhbllokohen ata mijëra qytetar që në pamundësi për të paguar pagat janë privuar nga e drejta të ndryshme administrative, ndihmat nga shteti janë minimale, vaksinimi është minimal por të dashurve qytetar gjoba iu keni dhënë në maksimum, andaj le ta përmirësojmë këtë gabim”, tha ai.

Back to top button