Lekaj në Hagë takon Thaçin dhe të tjerët

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka bërë të ditur se ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin dhe të tjerët në Hagë.
Ai me këtë rast ka theksuar se të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetëra të tjera në këto tri dekada sfide, por të bindur se do të arrijnë ta ngritin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet.
“Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të pa logjikshme njerëzit, të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtet-ndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetëra të tjera në këto tri dekada sfide sa do e pa drejt por të bindur se do të arrijnë ta ngritin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet. Ndër shumë momente sot që më bën krenar ishte edhe takim i shkurtër me komandant Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dalë triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë t’ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, ka shkruar ai.

Back to top button