Talibanët mbyllin universitetet për gratë

Talibanët kanë njoftuar për mbylljen e universiteteve për gratë në Afganistan, thuhet në një letër të ministrit të arsimit të lartë.
Ministri ka thënë se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në njoftimin e ardhshëm
Sipas këtij vendimi, u ndalohet femrave qasja në edukim formal, përderisa ato u përjashtuan edhe nga shkollimi sekondar.
Vetëm para tre muajve, mijëra vajza dhe gra u paraqitën para universiteteve për provimin pranues në Afghanistan.
Mirëpo, më herët kishte pasur kufizime vetëm në fushat ku mund të studionin ato.
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin e kaluar, universitetet përfshinin klasa dhe hyrje të ndara gjinore.
Studentet mund të merrnin mësime vetëm nga profesore femra ose meshkuj të vjetër.
Në muajin nëntor, autoritetet ndaluan daljen e grave në parqet e Kabul-it./21Media

Back to top button