Lëkundje të forta tërmeti gjatë natës në Itali
Ka dëme materiale
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka rënë në provincën e Firences në Itali. Pas këtij tërmeti, të tjera lëkundje janë regjistruar në këtë zonë, por më magnitudë më të vogël.
Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës. Ndërsa në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.
Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Vicchio, duke përfshirë edhe shkollat dhe çerdhet komunale.
Prefektja e Firencës, Laura Lega tha se nuk ka situatë alarmi, nuk ka të lënduar dhe dëmet e regjistruara në disa ndërtesa nuk janë serioze.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në 12 orë janë regjistruar 36 lëkundje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?