Lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

 

 

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në Shqipëri pak pas mesnatës. Një tërmet më magnitudë 4.6 i shkallës Rihter u regjistruanë orën 01:25 të së enjtes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare EMSC, thellësia fokale e tërmetit vlerësohet 5 km, ndërsa epidendra e tij ishte 29 km në jugperëndim të Elbasanit.

Ndërkohë sipas IGJEUM magnituda ishte 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cërrik.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nga komunikimi me  Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në qytetet e Elbasanit, Lushnjes, Tiranës e Durrësit./oranews

Back to top button