Lëndimi serioz i Azpilicuetas, Potter zbulon gjendjen e tij
Chelsea u mposht sot nga Southamptoni në “Stamford Bridge” me rezultat minimal 1:0.
“Blutë” e Londrës po vazhdojnë me paraqitje të dobëta këtë sezon, ku kjo ishte ndeshja e pestë me radhë pa humbje.
Çka e karakterizoi humbjen e sotme ishte edhe lëndimi serioz i mbrojtësit spanjoll, Cezar Azpilicueta.
Kur lojtari i Southamptonit, Sekou Mara tenton të bëjë një gjuajtje me stil, ai godet Azpilicuetan me fuqi në kokë, ku më pas u detyrua që spanjolli të largohet nga fusha me ndihmën e stafit mjekësorë.
Tani, trajneri i Chelseat, Graham Potter ka përditësuar për lëndimin e Azpilicuetas.
“Azpi është në spital. Ai ka vetëdije dhe po flet me gruan e tij që nënkupton se është lajm i mirë”, tha Potter.