Macroni i kënaqur me investimet në NATO
Në konferencën për media së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe homologun polak, presidenti francez, Emmanuel Macron ka lavdëruar investimet e fuqishme të Evropës për të forcuar rripin lindor të NATO-s.
Pjesë të konferencës në Gjermani ishin edhe liderët e SHBA-së dhe Britanisë. Në këtë takim ata kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në përkrahje të Ukrainës teksa pushtimi rus po i afrohet njëvjetorit.
Lëvdatat e Macronit vijnë pak vjet pasi kishte thënë se NATO-s po i vdiste truri.