Lëndohen tre policë, për RTV21 Policia jep detaje

Në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Prishtinë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Stanoc të Epërm, kanë mbetur të lënduar tre policë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident ishte e përfshirë një veturë policore.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë.S i pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim rreth aksidentit./21Media

Back to top button