Lëndohet një person pas përleshjes fizike në Prishtinë, pati edhe gjuajtje me armë

Një person është lënduar  pas një përleshje që ka ndodhur mes disa personave të mërkurën rreth orës 12:30 në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se fillimisht kanë marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në  rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button