Vetëm edhe një ditë na ndanë nga “Diaspora Flet” 2023!

GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të disaporës shqiptare – “Diaspora Flet” në Prishtinë, Kosovë, më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë. 

Pas organizimit të suksesshëm të dy edicioneve në vitin 2018 dhe 2020, këtë vit konferenca “Diaspora Flet” do të mbledhë së bashku qindra profesionistë, politikëbërës dhe hisedarë nga disapora dhe nga vendet amë, për të diskutuar, prezentuar, dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit për shtetet tona. GERMIN është e përkushtuar të ofrojë një ekosistem të qëndrushëm dhe aktiv për angazhimin e disaporës, prandaj konferenca “Diaspora Flet” është ngjarje identifikuese, e cila demonstron përkushtimin tonë për të arritur këtë qëllim.

Konferenca shumë e përfolur Diaspora Flet, fillon nesër, datë 18 maj, në Klan Arena. Pjesëmarrësit do të mirëpriten nga ora 17:00 – 18:00, në të cilën kohë do të bëhet edhe hapja zyrtare e konferencës nga Sihana Bejtullahu dhe Lirim Krasniqi, bashkë-drejtorë ekzekutiv të organizatës GERMIN.

Fjalimet kryesore do të vazhdojnë me shumë personalitete të shquara si: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID, Joshua Mike, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohd, Bashkë-kryetarja e Bordit të GERMIIN, Anila Hyka-Smørgrav si dhe Avni Mustafaj, Bashkë-kryetar i Bordit të GERMIN.



Po ashtu, do të zhvillohen edhe panelet: Angazhimi i Diasporës për Zhvillim dhe OriginaAL: Programi që synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë ku do për fund do të ketë darkë me muzikë shqiptare tradicionale instrumentale për mundësi të rrjetizimit me të gjithë mysafirët dhe pjesëmarrësit e Diapora Flet.

Mos harroni, biletat janë FALAS por rezervimi është i obligueshëm.

Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: https://www.eventbrite.com/e/konferenca-diaspora-flet-2023-conference-tickets-617065157497

 

Back to top button