Lëndohet rëndë një person që u rrëzua nga rimorkio e traktorit

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio i traktorit.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin “Sërbicë e Ultë” në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se është rrëzuar nga rimorkio e traktorit me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button