Vdiq personi që u aksidentua ditë më parë në Graçanicë

Ka vdekur dje një person që ishte aksidentuar më 29 qershor në Graçanicë. Ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).
” Më 30.06.2022 – 09:40 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button