Lëndohet rëndë një person, u vetaksidentua në Suharekë

Një person ak pësuar lëndime të rënda trupore pasi që është vetaksidentuar me veturë mbrëmë pasmesnate në sheshin e Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gahsi tha për portalin rtv21.tv se rasti ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta, kur vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Ai po ashtu bëri tqë ditur se se të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë e pastaj është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
“Pasi ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, i njëjti ka refuzuar trajtimin e mëtejshëm aty. Lëndimet konsiderohen të jenë të rënda”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button