Lëndohet rëndë një punëtor, u rrëzua nga një objekt në ndërtim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor është lënduar rëndë pasi që është rrëzuar nga një objekt në ndërtim në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe është cilësuar si lëndi të rëndë trupor.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe Inspektorati i Punës.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?