Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër varrimi i Haxhi Thaçit

Komuna e Skënderajt ka organizuar aktivitete me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçit.

Bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në ora 15:00 nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:

Homazh pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button