Basha mbështet Procesin e Berlinit: Shqipëria ka detyrën të mbështesë Kosovën

Kryedemokrati, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë është shprehur se mbështet nismën e Procesit të Berlinit.
Në fjalën e  tij, Basha tha se bashkëpunimi rajonal nuk mund të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, ndërkohë shton se Shqipëria në këto procese duhet të mbështesë Kosovën, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për nismën “Ballkan i Hapur”.
“E udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion – por këtu qëndron problemi se nuk i vidhni dot – dhe te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për ti dhënë Kosovës vendin që i takon, si shtet i barabartë mes shteteve te rajonit, në cdo marreveshje e dokument”, tha Basha.
“Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç janë per Vuçiçin ato të serbeve të Kosovës. Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën”, shtoi ai./oranews

Back to top button