Leonora Jakupi mallkon ata që votuan Gjykatën Speciale: Ju thaftë dora!

Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi 4 vjet e gjysmë kur Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ajo përmes një instastory mallkoi të gjithë deputetët e Kuvendit  të Kosovës të cilët votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, shkruan portali rtv21.tv
“Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora!. Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë”, është përshkrimi që ka lënë Lenora mbi imazhet e Gucatit dhe Haradinajt.

Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale.
Ata janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 euro.
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se Gucati e Haradinaj kanë kryer veprën e zbulimit të informacioneve të mbrojtura me publikimin e dokumenteve të kësaj gjykate./21Media
 

Back to top button