“Levitating” e Duas kënga më e dëgjuar në radio për vitin 2021

Kënga “Levitating” e artistes shqiptare, Dua Lipa është shpallur si kënga më e dëgjuar në radio për vitin 2021.
Madje, ka fituar miliona transmetime në platformat muzikore si Spotify e Apple Music.
“Levitating” mbeti në tabelën e Billboard Hot 100 për pjesën më të madhe të vitit 2021.
Sipas Billboard, “Levitating” e Lipës ishte kënga më e transmetuar e Shteteve të Bashkuara të vitit 2021, “me 804.71 milionë audio dhe video të transmetuara”.
Është mes tjerash kënga më e transmetuar për sa i përket kërkesës vetëm me audio (626.56 milionë). Ndërkaq, në Youtube numëron afro 450 milionë shikime.

Së fundmi, Lipa publikoi “Cold Heart” me artistin Elton John, duke i shtuar listës së saj mbresëlënëse të bashkëpunimeve një tjetër bashkëpunim të suksesshëm. Lipa ka punuar më parë edhe me artista si BLACKPINK, Miley Cyrus dhe Calvin Harris./21Media

Back to top button