Tahiri: Ky vend po qeveriset nga njerëz të padijshëm

Shefi i Grupit Paralamentar i PDK-së, Abelard Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mënyrat në dispozicion për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike, ka thënë
Në një konferencë për media ai tha se situata do të rëndohet më shumë në Kosovë pasi tha se populli i varfër nuk mund ta përballojë një rritje të çmimit të rrymës krah shtrenjtimit të gjërave të tjera.

“Kërkuam një debat urgjent që të diskutojmë rreth gjendjes energjetike dhe masat që duhet të marrë Qeveria dhe ZRRE që qytetarët ta kalojnë sa më lehtë këtë dimër. Kërkojmë të mos hyhet në shtrenjtimin e rrymës sepse me rritjen e çmimeve, inflacionin dhe tash rritja e energjisë për qytetarin është e papërballueshme. Patëm sjellje të papërgjegjshme të mazhorancës që po mundohet ta mbytë edhe debatin. Ky vend po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm, të padijshëm. Jemi vendi i fundit që po diskutojmë për masat”, tha Tahiri.
Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar mocionin procedural të PDK-së për të përfshirë në rend të ditës debatin parlamentar për krizën energjetike. E njëjta, në seancën e sotme u përkrah edhe nga dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK, mirëpo u kundërshtua nga partia në pushtet, VV-ja./21Media 
 
Back to top button