Lëvizja e Finlandës shënon një ndryshim të madh gjeopolitik

Finlanda duhet të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, kështu thanë presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten.
Ky është një ndryshim masiv gjeopolitik për Finlandën. Për dekada është zgjedhur të punojë së bashku, në vend të NATO-s – derisa Rusia pushtoi Ukrainën, transmeton rtv21.tv.
Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO është rritur, duke nxitur një shtytje politike për t’u anëtarësuar, megjithëse pengesat për të aplikuar për anëtarësim atje janë pak më komplekse.
Presidenti dhe kryeministri i Finlandës thanë sot se anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e vendit të tyre, si dhe do të forconte vetë aleancën.
Finlanda ka një ushtri të pajisur mirë dhe të sofistikuar. Ajo gjithashtu ndan një kufi 1300 km të gjatë me Rusinë./21Media

Back to top button