Lewandoski është shpallur lojtari më i mirë nga FIFA

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë nga FIFA, duke fituar kështu çmimin ‘The Best’ për vitin 2021.
Lojtari i Bayern Munichut ia doli të mposhte konkurrencën e Lionel messiy dhe Mohamed Salahut për të rrëmbyer çmimin ‘The Best’.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Messi ia doli të fitonte Topin e shtatë të Artë, derisa ishte rivalizuar nga Lewandowski dhe Jorginho – por tani polaku e rrëmbeu këtë trofe individual.

Matjet zyrtare për një vit kalendarik në shtëpinë e futbollit botëror fillojnë nga muaji janar deri në muajin gusht dhe argjentinasi e ka fituar çmimin e më të mirit.


Nga FIFA për vitin 2021 trajneri më i mirë është shpallur Thomas Tuchel. Çmimin për trajnerin e vitit nga FIFA e ndau Arsene Wenger./21Media 

Back to top button