Liberalizimi rrit kërkesën për të udhëtuar me autobus në Evropë                    

Pronarë të agjencive turistike konfirmuan interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar në shtetet e zonës shengen pas liberalizimit të vizave prej 1 janarit.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj, pohon se deri në fund të javës me autobusët e kompanisë së tij do të udhëtojnë rreth 1000 qytetarë.

“Ka një rritje të kërkesave brenda javës do të udhëtojnë mbi 1000 mijë qytetar… vetëm të premtën dhe të shutnën do të jenë mbi 500-600 udhtar por këtu është edhe një numër i mërgimtarëve të cilët kanë kryer pushimin në Kosovë dhe mund t themi se 30% janë qytetar të Kosovës,,, bileta kushton 180 franga”, tha Kurtishaj.

Kosova në vazhdimësi është përballur me migrim. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022 nga Kosova u larguan mbi 41 mijë qytetarë. Ndër arsyet për emigrim ishte edhe punësimi. Qytetarët po e shfrytëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza.

“Liberalizmin e kena pritë me padurim me kënaqësi skemi nevojë me pritë ma nëpër ambasada”.

“Hera e parë, po shkoj te vllau, një javë ditë ka me nejt”.

“Më herët kam qenë para luftës, tash e prita me kënaqësi me i vizitu ato vendet që kam qenë atje”.

Në fazë të njëjtë si Kosova tani kaluan edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat morën liberalizimin e vizave para mbi një dekade . Për këto shtete kishte ankesa nga disa vende të BE-së për keqpërdorim të vizave turistike.  Ish- ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifit thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast që ndonjë shtteti t’i jetë anuluar liberalizimi i vizave.

“Deri më tash Gjerogjia ka qenë e kërcënomë por edhe vende të tjera, nuk ka ndodhë të anulohen shpresoj se nuk do të ndodhë as me neve dhe shpresoj që qytetarët e Kosovës e kanë kuptu se nuk kanë të drejtë me punu atje sepse kjo tek e fundit ju kushton atyne por edhe Kosovës:::: kushdo që ka pasaportë biometrike mund të udhëtoj, por jo të punoj dhe kushdo që zihet duke punu nt’zezën që thonë populli dënimet janë të ashpra”, tha Arifi.

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane. Liberalizmi i vizave nënkupton vizita turistike dhe në asnjë rast nuk nënkupton të drejtën e punës./21Media

Back to top button