Osmani pas takimit me Cameron: Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë

(Lajm i përditësuar)

Osmani pas takimit me Cameron: Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Osmani ka thënë se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin e ndërsjellët për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

”Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë. Kënaqësi të mirëpres sot Sekretarin e Jashtëm britanik, Lordin Cameron, me të cilin diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 


Osmani takohet me Cameron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Mediet në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.


Cameron: Do t’ju ndihmojmë për t’u njohur ndërkombëtarisht

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i ka siguruar mbështetje të madhe Kosovës.Në një konferencë bashkë me homologen Donika Gërvalla, ai ka theksuar se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon.Cameron ka shtuar se e mbështet Kosovën “në të drejtën e saj për t’u njohur nga të tjerët”.“Mbi të gjitha më e rëndësishme është që të ndërtohet një shtet ku të gjithë ndihen se kanë të ardhme të sigurt, të gjitha komunitetet”, ka theksuar ai, duke shtuar se Britania do të ndihmojë edhe në përpjekjet për njohje ndërkombëtare.Cameron ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, gjë në të cilën shtoi se edhe Britania po investon.


Gërvalla: Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri.Ajo tutje ka shtuar se ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova të jetë pjesë e Perëndimit.
“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Gërvalla pret në takim Cameronin

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla sot ka pritur në takim homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron.

Pas takimit Cameron dhe Gërvalla pritet të deklarohen për media.


Cameron takohet me Osmanin

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pas takimit që pati mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin sot do takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osamnin.

Sipas  njoftimit të bërë për media, takimi pritet të filloj në ora 09:10.

Mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit./21Media

Back to top button