Vdiq bateristi i Earth, Wind and Fire, Fred White

Ka vdekur në moshën 67 vjeçare, bateristi i grupit Earth, Wind&Fire, Fred White.
White i lindur në Çikago ishte një nga anëtarët e parë që iu bashkua grupit të themeluar nga vëllezërit e tij më të mëdhenj Maurice dhe Verdine.
Këngëtari Lenny Kravitz e quajti atë një “mbret të vërtetë” dhe tha se ishte “i bekuar” që ishte ndikuar prej tij.
White filloi si baterist në moshën nëntë vjeç dhe u shfaq në albumin e tij të parë, “Donny Hathaway’s Live”, në moshën 16 vjeçare.
Në vitin 1974, ai iu bashkua Earth Wind & Fire.
Një vit më vonë, grupi fitoi famë me albumin “That’s the Way of the World”.
Me kalimin e viteve grupi fitoi gjashtë çmime Grammy dhe katër American Music Awards, si dhe hyri në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2000 dhe fitoi një yll në Hollywood Walk of Fame.
Vdekja e Fredit u njoftua në Instagram nga Verdine White./21Media

Back to top button