Reagimi i Vuçiqit gjatë performancës së valles shqiptare në Tiranë

(Lajm i përditësuar)

Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Von der Leyen  dhe emra të tjerë të njohur të politikës evropiane, kanë duartokitur vallen e performuar me këngë shqiptare, teksa dhjetëra politikanë pjesëmarrës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, po rrinin bashkë për foton familjare të Samitit.

Ky është momenti i shfaqjes së valles, të cilën e shijoi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

12:52 – Liderët e BE-së dhe Ballkanit argëtohen me valle shqiptare

Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar para Pallatit të Kongreseve në Tiranë me valle shqiptare.

Gjatë samitit “BE-Ballkani Perëndimor” disa prej liderëve më të mëdhenj të vendeve të Evropës kanë dalë para gazetarëve për fotografinë familjare.

Aty ata janë argëtuar me valle shqiptare.

Intepretimi i valleve shqiptare ka zgjatur për disa minuta, derisa edhe liderët dukej se po argëtoheshin me pamjen.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button