Liderët e opozitës në Kosovë dënojnë aktin e shpërthimit në Stamboll

Lideri Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.
Krasniqi shprehu ngushëllime dhe kërkoi që të gjendet përgjegjësit e këtij akti e të dalin para drejtësisë.
“Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk.Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë.”, shkroi Krasniqi në  Facebook.
Haradinaj pas shpërthimit në Stamboll: Bota duhet të jetë bashkë kundër terrorit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj reagoi pas shpërthimit që ndodhi në Stamboll dhe shkaktoi viktima e të plagosur.
Haradinaj u shpreh i tronditur dhe bëri thirrje që bota të jetë bashkë kundër terorrit.
“Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit. Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre.Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme.”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 53 janë lënduar në shpërthimin që ndodhi në pasditën e sotme në sheshin Taksim- Stamboll. Presidenti i Turqëisë e cilës

Back to top button