Liderët opozitarë në Kosovë shprehin ngushëllime për vdekjen e Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, ka vdekur në Balmoral të Skocisë, në moshën 96-vjeçare, pas mbretërimit për 70 vjet.
Reagime e ngushëllime erdhen nga shumë liderë nga mbarë bota.
Ngushëllime për vdekjen e Mbretërshës Elizabeth II, kanë shprehur edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në “Twitter” “Pusho në paqe Mbretëresha Elizabeth II”.


Po ashtu kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se mbretëresha ishate një frymëzim dhe një shtyllë për botën perëdimore.
“LDK-ja dhe unë bashkohemi me popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në mbarë Komonuelthin Britanik në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha ishte një frymëzim dhe një shtyllë për botën perëndimore; duke shërbyer me guxim dhe dhembshuri. Lutjet tona janë me Familjen Mbretërore”, shkroi Abdixhiku.


Për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, reagoi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e saj të palëkundur.
“Ne ndajmë ngushëllimet tona për Familjen Mbretërore dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Elizabeth II luajti një rol vendimtar për botën, përkushtimi i saj do të mbahet mend”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.


E Behgjet Pacolli nga AKR-ja u shpreh se me vdekjen e Elizabeth II, Londra është ndalur për një moment
“MbretëreshaElizabeth II është larguar nga kjo botë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për popullin britanik”, ka shkruar ai.


Për vdekjen e Mbretëreshës, Elizabeth II ka reaguar edhe Kryeministri, Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa Osmani./21Media

Back to top button