Lidhja e Historianëve në Deçan bën thirrje për bojkotim të produkteve serbe

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot ka bërë të ditur se e përkrahë dhe e mbështetë pa rezerva fushatën për bojkotimin e produkteve të prodhuara në Serbi, të cilat shiten në tregun e Republikës së Kosovës.
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës, që të bojkotojnë produktet serbe dhe assesi të mos konsumohen në familjet shqiptare.
Po ashtu, u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të konsumojnë prodhime vendore, sepse “duke blerë produkte vendore, e rrisim ekonominë dhe mirëqenien tonë dhe mundësojmë hapjen e vendeve të reja të punës në kompanitë shqiptare në Kosovë.”
“Kujtojmë se me paratë që Serbia i fiton nga shitja e produkteve të tyre në Kosovë, ata forcojnë ushtrinë dhe policinë, të cilët dy dekada me para ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Mos blini produkte serbe. Mos investoni në produkte serbe sepse investoni në ushtrinë dhe policinë serbe. Blej produkte të Kosovës. Investo në forcimin e ushtrisë dhe policisë shqiptare në Kosovë.”, është bërë e ditur nga LHK, “Ali Hadri” dega në Deçan.

Back to top button