Kurti: Kam kërkuar shtimin e trupave të NATO-s për shkak rritjes së bashkëpunimit Serbi-Rusi

(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.
“Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë, për këtë arsye na duhen më shumë trupa… Bashkëpunimi mes tyre është rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye na duhen trupa shtesë të NATO-s në Kosovë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera.
Më 1 janar, Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Por, më 5 janar, NATO i tha REL-it se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR, dhe se aktualisht aktualisht kanë prezencë të mjaftueshme në Kosovë.
Kurti thotë se plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur së fundmi për idenë e shkëmbimit të territoreve për të cilën kanë diskutuar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurti ka thënë se është i sigurt se Vuçiq ka nostalgji për ato kohë.
Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por përsëri, ideja s’ka vdekur. Por nostalgjia s’është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve s’do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, ka shtuar kryeministri Kurti, për Al Jazeera,
Ai tutje ka thënë se kufijtë etnik s’janë zgjidhje.
“Kurrë s’mund të kesh kufij perfekt etnik. Gjithmonë do të ketë njerëz që do të mendojnë se janë në anën e gabuar. Çfarë kemi nevojë është Republika që kanë raporte normale dhe demokraci me to. Demokracitë s’e luftojnë njëra-tjetrën. Tensionet që i kemi me Serbinë janë sepse ne jemi vend demokratik dhe Serbia është regjim autokratik me lidhje të afërta me Kremlinin”, ka thënë Kurti .
Kurti: S’mund t’iu japë garanci kriminelëve që janë në listë të zezë të SHBA-së
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar nuk i ka dhënë Serbisë ndonjë garanci lidhur me heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Ai këto deklarata i ka bërë pasi për një gjë të tillë u pytet nga Al Jazeera.
Kurti ka shtuar se e vetmja garanci që ka dhënë është barazia për të gjithë .
“kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale. Këto janë premtime demokratike”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Al Jazeera.
Qeverisë së Kosovës ka thënë se s’mund t’iu japë premtime e garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest e që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Unë s’iu japë premtime dhe garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest apo që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Kurti
“Sigurisht që jo. Unë s’mund të garantoj diçka që është jashtë apo kundër ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka shtuar Kurti./21Media
 

Back to top button