​Liga e Evropës, Juventus e Bayer Leverkusen në gjysmëfinale

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të tjera të Ligës së Evropës, ku kemi mësuar skuadrat që kanë prekur gjysmëfinalen.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Jose Alvalade”, Sportingu dhe Juventusi barazuan 1:1.

Golin për skuadrën portugeze e shënoi Marcus Edwards (minuta e 20’), kurse te Juventusi golashënues ishte Adrien Rabiot (minuta e 9’).

Ndeshjen e parë në stadiumin “Allianz” e fitoi Juventusi me rezultat 1:0, që nënkupton se pas ndeshjes së sotme, “Zonja e Vjetër” avancon tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndërkaq, në përballjen mes Royale Union SG dhe Bayer Leverkusenit, ku i fundit regjistroi fitore me shifrat 4:1 si mysafirë, dhe vazhdon tutje pasi rezultati i përgjithshëm 5:2 i takon skuadrës së Xabi Alonsos.

Rezultatet finale:

Sevilla 3:0 Manchester United

Sporting Lisbona 1:1 Juventus (Juventus kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1)

Royale Union SG 1:4 Bayer Leverkusen

Back to top button