Roma eliminon Feyenoordin, kompletohet faza gjysmëfinale e Ligës së Evropës

Ka përfunduar edhe ndeshja e mbetur e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku fitorja i takon skuadrës së Romës.

Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Roma e ka mposhtur Feyenoordin me rezultat bindës 4:1.

Fitoren Romës ia siguruan golat nga Spinazzola (minuta e 60’), Dybala (minuta e 89’), El Shaarawy (minuta e 101’) dhe Pellegrini (minuta e 109’), kurse te Feyenoordi golin e nderit e shënoi Igor Paixao në minutën e 80’.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1:0 në të mirë të Feyenoordin, ndërkaq rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 4:2 në favor të Romës.

Me fitoren e Romës, tani është kompletuar edhe faza e gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Roma në gjysmëfinale do të përballet me Bayer Leverkusenin, kurse Juventusi e pret në shtëpi Sevillan.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme:

AS Roma 4:1 Feyenoord

Royale Union SG 1:4 Bayer Leverkusen

Sevilla 3:0 Manchester United

Sporting Lisbon 1:1 Juventus

Back to top button