Liga e Evropës/Leipzigu e Frankfurti shënuan fitore

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sontëm të Ligës së Evropës me disa rezultate tejet interesante, të vlefshme këto për takimet e para të fazës së gjysmëfinales.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, skuadra e RB Leipzig ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Rangers.
Po ashtu, fitore sot ka shënuar edhe skuadra tjetër gjermane, Eintracht Frankfurt, e cila si mysafire e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 West Hamin.
Ndeshjet e kthimit mes West Ham e Eintracht Frankfurtit dhe RB Leipzig e Rangers do të zhvillohen më datën 5 të muajit maj.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
RB Leipzig 1:0 Rangers
West Ham United 1:2 Eintracht Frankfurt

Back to top button