Qeveria formon grup pune për transportin e të lënduarve dhe viktimave nga aksidenti në Bullgari

Qeveria pas mbledhjes në mbrëmjen e sotme ka njoftuar se është formuar grup pune për të transportuar të lënduarit dhe viktimat nga aksidenti në autostradën “Struma” në Bullgari, shkruan TV21.
Grupi i punës do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ndërkaq do të marrin pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, ministrja për Punë dh Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, në mëngjesin e 23 nëntorit është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media

Back to top button